Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin “Barleti” organizoi ditën e tretë të aktivitetit DigiHealth Lifestyle – Youth Participation, duke vijuar me sukses angazhimin e të rinjve në një eksperiencë unike që ndërthur shkencën me inovacionin.
Aktiviteti u zhvillua nën moton: “Digital Innovation Challenge for Healthy Living”, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë në përmirësimin e stilit të jetesës dhe shëndetit. Në kuadër të kësaj dite, pjesëmarrësit u përfshinë në sesione interaktive dhe prezantime që lidhnin njohuritë teorike me aplikimet praktike në mjekësi.
Një nga pikat kryesore të programit ishte vazhdimi i sfidës DigiHealth, ku të rinjtë prezantuan ide kreative dhe zgjidhje digjitale për problematika të ndryshme shëndetësore. Përmes këtij formati, ata u inkurajuan të mendojnë në mënyrë inovative dhe të zhvillojnë koncepte për aplikacione, platforma dhe prototipa që kontribuojnë në një jetë më të shëndetshme.
Open Day përfshiu gjithashtu një sërë aktivitetesh praktike, të cilat u mundësuan maturantëve një përvojë konkrete në mjedise laboratorike dhe klinike. Ndër eksperiencat më të veçanta ishin:
- Demonstrime në laboratorët biokimikë
- Njohje me hapat e realizimit të një check-up-i
- Praktikë mbi teknikat e ndihmës së shpejtë, përfshirë manovrën Heimlich
- Demonstrim i teknologjive në fizioterapi, si TENS dhe ultratingulli
- Përdorimi i skoliometrit për vlerësimin e devijimeve të shtyllës kurrizor
- Teeth modeling demostrativ
Përmes organizimit të kësaj dite të tretë të Open Day, Universiteti “Barleti” vazhdon të promovojë një model bashkëkohor edukimi, ku teknologjia dhe shkencat mjekësore ecin paralelisht me kreativitetin dhe përfshirjen aktive të të rinjve, duke i përgatitur ata për sfidat e së ardhmes në sektorin e shëndetësisë.
