Universiteti Barleti mirëpriti Baba Mondin në një diskutim të hapur me temë “Toleranca fetare në Shqipëri”.
Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi theksoi rëndësinë e ruajtjes së harmonisë ndërfetare dhe nevojën për të forcuar dialogun dhe mirëkuptimin, veçanërisht mes brezave të rinj. Diskutimi u zhvillua në një atmosferë interaktive, ku studentët patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre dhe të reflektojnë mbi sfidat aktuale të bashkëjetesës.
Një figurë e vlerësuar edhe në planin ndërkombëtar, Baba Mondi mban titullin “Doctor Honoris Causa” nga Akademia Botërore e Paqes, në vlerësim të kontributit të tij në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës.
Ky aktivitet rikonfirmon rolin e Universitetit Barleti si një hapësirë e hapur për diskutime që nxisin mendimin kritik, dialogun dhe promovimin e vlerave shoqërore.
