Në kuadër të lëndës "Dizajn Artizanal dhe Industrial", studentët e vitit të dytë të programit Dizajn Interieri dhe Produkti zhvilluan sot një vizitë studimore në showroom-in e ri "Temple" nga kompania Albaelettrica.
Nën drejtimin e PhD Gerdi Papa dhe MSc Koi Barbullushi, vizita u fokusua në njohjen me materialet, teknologjinë e ndriçimit dhe zgjidhjet inovative që ofron tregu sot. Studentët u njohën me proceset e përzgjedhjes së produkteve dhe rëndësinë e detajeve teknike në projektimin e hapësirave moderne.
Falënderojmë përzemërsisht Albaelettrica për mikpritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me Universitetin Barleti, duke u ofruar studentëve një pamje reale të sfidave dhe trendeve të dizajnit industrial. Bashkëpunime të tilla mbeten kyçe për formimin e profesionistëve të së ardhmes.
