Ditën e enjte, datë 3 mars 2016, nën organizimin e Zyrës së Karrierës, në ambjentet e ” Universiteti Barleti” u prezantuar kompania “Europe Agency”. Si një agjensi ndërkombëtare punësimi me një aktivitet rekrutimi lider në rajon e më gjerë, kjo kompani ofron një një gamë të madhe shërbimesh rekrutimi dhe konsulence, në tregun e punës jo vetëm vendas por edhe atë rajonal dhe ndërkombëtar.
Prezantimi u mbajt nga CEO i kësaj kompanie, Z. Ermal Jauri dhe zgjati për rreth 45 minuta. Për auditorin e larmishëm të studentëve, fillimisht u prezantua nëpërmjet një videoje intervistash punëkërkues-punëdhënës profili i kompanisë, partnerët kryesorë të saj, mundësitë dhe fushat e punësimit brenda dhe jashtë vendit dhe së fundmi procedurat dhe hapat që duhet të ndjekë çdo student apo i diplomuar për të patur akses në shërbimet e kompanisë.
Nënshkrimi i marrëveshjës së bashkëpunimit, midis Rektorit të “Universiteti Barleti”, Prof. Dr. Marenglen Spiro dhe CEO i Europe Agency, Z. Ermal Jauri, finalizoi të tre vitet e bashkëpunimit, ku të dy palët tashmë, synojnë promovimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit në lidhje me arsimin dhe e karrierës profesionale të studentëve dhe të diplomuarve të UB.