Universiteti “Barleti” zhvilloi aktivitetin Open Day Economics & Bootcamp Challenges, një iniciativë e dedikuar ideve, analizës dhe eksperiencës praktike në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
Aktiviteti mblodhi maturantë, studentë dhe të rinj të apasionuar, të cilët patën mundësinë të eksploronin nga afër proceset e vendimmarrjes ekonomike, analizën e tregut dhe sfidat reale të biznesit, përmes një programi dinamik dhe ndërveprues.
Gjatë aktivitetit u zhvilluan sesione informuese dhe këshillim për studimet në Ekonomi dhe Biznes, simulime dhe sfida praktike në financë dhe menaxhim, si dhe u prezantuan raste reale dhe projekte studentore. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësinë të zhvillonin takime dhe diskutime me pedagogë dhe profesionistë të fushës.
Ky aktivitet u ofroi pjesëmarrësve një përvojë të drejtpërdrejtë me dimensionin praktik të studimeve dhe mundësitë që ofron Universiteti “Barleti” në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në ekonomi dhe sipërmarrje.
