Në kuadrin e Tryezave Universitare që organizohen nga Departamenti i Drejtësisë, më 09 mars 2016, në ora 10:00, u zhvillua takimi me Këshilltarin Ligjor Rezident i zyrës së OPDAT-it të Ambasadës Amerikane, Gjon Juncaj.
Takimi ishte interesant dhe rezultoi i suksesshem pasi, ndër të tjera, kishte një strukture ndryshe nga formatet e zakonshme.
Trajtimi i temës se korrupsionit u bë nga këndveshtrimi origjinal i një praktikuesi të ligjit në jurisprudencën amerikane, ku u dhëne shembuj pozitive dhe negative nga jeta institucionale, juridike, administrative dhe politike.