EIT Community Hub Albania organizon eventin “Making Innovation Happen in Albania – Harvesting Innovation with EIT Health: Addressing Albania’s Health Priorities”, që do të zhvillohet më 18 mars 2026. Në panelin prezantues të këtij aktiviteti do të marrë pjesë edhe Universiteti Barleti, si një institucion i arsimit të lartë i angazhuar në promovimin e inovacionit, kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit me ekosistemin e sipërmarrjes dhe zhvillimit në Shqipëri.
Ky aktivitet do të prezantojë mundësitë që ofron EIT Health, një nga komunitetet e njohurive dhe inovacionit të European Institute of Innovation and Technology (EIT), i fokusuar në avancimin e inovacionit në sektorin e shëndetësisë në Evropë. Gjatë eventit do të prezantohen programe dhe iniciativa që mbështesin inovacionin, sipërmarrjen, bashkëpunimin kërkimor dhe zhvillimin e aftësive në ekosistemin e shëndetësisë.
Përmes prezantimeve, diskutimeve në panel dhe mundësive për networking, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të:
• njihen me programet e EIT Health, mundësitë e financimit dhe skemat e mbështetjes për inovacion;
• lidhen me aktorë të ekosistemit shqiptar të shëndetësisë, kërkimit, akademisë dhe sipërmarrjes;
• identifikojnë mundësi për zhvillimin dhe integrimin e inovacioneve në shëndetësi në ekosistemin evropian.
Eventi synon gjithashtu të krijojë një platformë dialogu ndërmjet politikëbërësve, institucioneve shëndetësore, akademisë, start-up-eve dhe industrisë, për të adresuar sfidat kryesore të sistemit shëndetësor në Shqipëri dhe për të eksploruar rolin e inovacionit në përmirësimin e rezultateve shëndetësore.
