Pas këtij suksesi qëndron talenti, puna e palodhur dhe besimi i njerëzve që e kanë shoqëruar në këtë rrugë. Mes tyre është edhe mësuesja e tij, Flutura Hoxholli, e cila ka qenë një mbështetje e rëndësishme në formimin dhe zhvillimin e tij akademik.
Ky çmim mban emrin e themeluesit vizionar të Universitetit Barleti, Z. Gafur Dudaj, i cili besonte fort se investimi më i madh për një shoqëri është arsimi dhe mbështetja e të rinjve të talentuar. Në nder të këtij vizioni, Çmimi “Gafur Dudaj” do të jepet çdo vit për të vlerësuar ekselencën dhe përkushtimin në dije.
Në kuadër të këtij vlerësimi, Loris Qose u shpërblye me një paketë të plotë mbështetjeje nga Universiteti Barleti, e cila përfshin bursë të plotë studimi gjatë gjithë ciklit universitar, si dhe mbështetje financiare prej 30.000 lekësh në muaj përgjatë viteve të studimit. Gjithashtu, atij i ofrohet mundësi punësimi pranë Barleti Group pas përfundimit të studimeve.
Në fjalën e tij, Loris theksoi se, pavarësisht ofertave të shumta që kishte marrë, ai zgjodhi të vazhdojë studimet pranë Universitetit Barleti, sepse këtu gjeti jo vetëm mbështetje akademike, por edhe njerëzore.
Kur një i ri mbështetet të ëndërrojë më shumë, të mësojë më shumë dhe të shkojë më larg, ai nuk ndryshon vetëm jetën e tij; ai ndihmon të ndryshojë edhe të ardhmen e vendit të tij.
