Departamentit të Drejtësisë pranë Universitetit Barleti dhe përfaqësues të Institutit Shqiptar për Çështjet Publike morën pjesë në konferencën prezantuese të draft raportit "Qasja ne Drejtësi në Shqipëri" organizuar nga Programi i Kombeve te Bashkuara per Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Austrian Development Cooperation dhe Ministrinë e Drejtësisë.
Përgjatë kësaj konference u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet kryesore të këtij studimi. Studimi është kryer përgjatë periudhës shkurt-prill 2024 dhe Departamenti i Drejtësisë dhe studentët e Drejtësisë kanë udhëhequr procesin e intervistimit të mbi 1200 qytetarëve në zonat urbane dhe rurale në qytetet, duke u kthyer në një ndër kontribuesit kryesorë në gjetjet e këtij studimi.
Ky është studimi i dytë i realizuar në Shqipëri dhe për herë të parë procesi i anketimit të qytetarëve i është besuar një organizate që operon nën ombrellën e një Institucioni të Lartë Arsimor (IAL). Në këtë kuadër Instituti Shqiptar për Çështjet Publike dhe Departamentit të Drejtësisë pranë Universitetit Barleti falenderon UNDP për besimin dhe bashkëpunimin e suksesshem.