Laboratori i Shkencave Kimike në Fakultetin e Shkencave Mjekesore, në Universitetin Barleti, është infrastruktura e re elitare e kërkimit shkencor.
Laboratori do të shërbejë si qendër ekselence e shkencave kimike per programin Master i Integruar ne Farmaci, ku kërkues shkencore, studentë e pedagoge do të punojnë së bashku dhe do të shkëmbejnë eksperiencat, njohuritë dhe praktikat në këtë fushë.
Me ngritjen e këtij laboratori është mundësuar infrastruktura e nevojshme didaktike e kërkimit shkencor, ku studentët e programit Farmaci mund të punojnë njekohësisht për formimin profesional. Secili nga studentët mund të punojë me të gjitha pajisjet këtu dhe mundet të gjenerojë sisteme te automatizuara të grafikeve, te përpunimit të parametrave që kontrollojnë proceset e prodhimit.
Përgatitja e Studentëve me njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushat: Kimi Inorganike, Kimi Organike, Kimi Analitike, Kimi Fizike, Kimi Farmaceutike ka si objektiv:
• Konsolidimi i njohurive praktike nëpërmjet seancave laboratorike dhe gjatë punimit të mikrotezës.
• Thellimi i njohurive mbi përpunimin e informacionit, shkrimin e akademik si dhe aftëstë e prezantimit të dijeve në publik.
• Aftësimi i studentëve në përdorimin e teknikave të përpunimit statistikor të rezultateve analitike, në optimizmin e metodave analitike instrumentale dhe të kryerjen e analizave kimike nëpërmjet aparaturave specifike krahas atyre bazë të një laboratori kimik.
Ky formim i lejon të diplomuarit që të orientohet mjaft mirë në tregun e punës si dhe në kualifikimin e tij të mëtejshëm.