Tashmë e kthyer në traditë, Dr. Erion Kristo dhuroi nga biblioteka e tij personale tituj të ndryshëm studentëve të universitetit Barleti.
Librat na ndihmojnë të ndajmë ide, të marrim informacion dhe të frymëzojmë admirim për kultura të ndryshme, duke mundësuar forma të gjera dialogu midis njerëzve në hapësirë dhe kohë. Me anë të leximit mendja mund të shëtisë në hapsira dhe në histori që vetëm imagjinata mund t’i perceptojë.
Le të ndajmë librin me njëri-tjetrin, le të pasurojmë imagjinatën, mendjen dhe gjuhën tonë duke rritur sa më shumë fondin e titujve që lexojmë brenda një viti kohor. Iniciativa “dhurimi i librit nuk varfëron, leximi pasuron” do të vazhdojë në universitetin Barleti jo vetëm në nivel institucional, por edhe në nivel studentor.