Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Universitetin Barleti, në bashkëpunim me "Urdhërin e Infermierit të Shqipërisë" - "UISH" dhe "Ambasadën Amerikane" në kuadrin e Këshillimit të Karrierës, zhvilloi një takim informues me maturantët e qytetit të Shkodrës, për prezantimin dhe rëndësinë e zgjedhjes së Profesioneve të Kujdesit Shëndetësor.
Ky takim informues dhe miqësor me maturantët e qytetit të Shkodrës, për prezantimin dhe rëndësinë e zgjedhjes së Profesioneve të Kujdesit Shëndetësor theksoi edhe më tepër se sa i rëndësishëm është ofrimi i një Sistemi Shëndetësor, mbështetur në efikasitetin dhe cilësinë e shërbimit, duke garantuar sigurinë e pacientit dhe paanësinë, si një e drejtë themelore e individit!
Pjesëmarrësit ndoqën me vëmendje dhe vlerësuan temat e prezantuara si një përvojë të mirë, për t’u njohur nga afër me sfidat e profesionit, ku u nënvizua rëndësia e ushtrimit dhe mënyra e aplikimit të këtyre profesioneve jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë!