Më datë 26.03.2024 në Universitetin e Barletit u organizua një sesion informativ, i cili u drejtua nga përfaqësues të nivelit të lartë nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB).
Drejtorët e Sigurisë së të Dhënave nga Banka Qendrore e Shqipërisë dhe Banka OTP prezantuan me profesionalizëm metodat dhe strategjitë e tyre për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e të dhënave të klientëve.
Në diskutim, u theksua rëndësia e ndërgjegjësimit të personelit dhe përdorimit të teknologjive të avancuara për të përballuar kërcënimet në sigurisë së të dhënave. Gjithashtu, u shqyrtua rëndësia e politikave dhe procedurave për garantimin e privatësisë dhe integritetit të të dhënave në lidhje me aksesin ndaj tyre.
Prezantimi ofroi një perspektivë të rëndësishme mbi përkushtimin e institucioneve për të siguruar integritetin e të dhënave dhe sugjerime për praktikat më të mira për mbrojtjen individuale në botën digjitale.
Ky aktivitet shërbeu si një forum i rëndësishëm për ndarjen e njohurive dhe përparimin në fushën e sigurisë së të dhënave.
Të pranishëm ishin studentë të programit Informatik e Aplikuar dhe Shkenca Kompjuterike.