Marrëveshjet e bashkëpunimit me bizneset si mundësi unike për intership dhe punësim studentësh janë pjesë shumë e rëndësishme e Universitetit Barleti.
Në kuadër të nxitjes dhe shtimit të këtyre marrëveshjeve Klubi i Karrierës organizoi aktivitetin e rradhës me të ftuar përfaqësues të kompanisë Easy Pay, Jonida Këllezi, Drejtuese e Departamentit të Marketingut.
Drejtuese e Departamentit të Marketingut, Jonida Këllezi dhe përfaqësues të stafit bënë një prezantim të përgjithshëm të kompanisë Easy Pay dhe mënyrës se si operon në treg.
Studentë të degëve të ndryshme në UniBA do të kenë mundësinë të zhvillojnë praktika dhe intershipe pranë Easy Pay Albania.
Universiteti Barleti gjithmonë në kërkim të më të mirëve për praktikën e studentëve.