Universiteti Barleti në një atmosferë pozitive dhe të këndshme organizon ceremoninë e diplomimit të studentëve.
Ky aktivitet përbën një moment të rendësishëm për studentët dhe pedagogët jo vetëm përpjekjesh dhe sakrificash por shenjon një kujtim me vlera të paharrueshme për ta, që mbeten përgjithmonë në kujtesë.
Me diplomën e Universitetit Barleti në duar, studentët kanë një shans të jashtëzakonshëm në duar jo vetëm për punësim të garantuar e për t’u promovuar më
shpejt në karrierë si profesionistë të suksesshëm por edhe duke konkurruar denjësisht jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij.
Eventi vjen në një moment të rendësishëm për Universitetin Barleti, i cili këtë vit sjell për maturantët, Fakultetin e Katërt të Shkencave Mjekësore Teknike me programe studimi në INFERMIERI, FIZIOTERAPI, FARMACI dhe STOMATOLOGJI.
Programet e studimit në Shkencat Mjekësore Teknike ofrojnë standartet më të larta akademike dhe profesionale në përgatitjen dhe kualifikimin e profesionistëve të ardhshëm të shëndetit.
Jeni maturant dhe ende nuk keni vendosur....Universiteti Barleti është zgjedhja e duhur në Formularin A2 të Maturës Shtetërore në të cilin do të përzgjidhni 10 alternativat për të studiuar nga data 29.07.2022-03.08.2022.
Universiteti Barleti ju mirëpret!!