PhD. Kejda Nuhu, nga qendra BRIDGE ne UniBa u përzgjodh dhe ndoqi me sukses Summer School Vitalise (Virtual Health and Wellbeing Living Lab Infrastructure), projekt Horizon 2020, i cili synon aplikimin e metodologjisë së Living Lab (LL), ndarjen e infrastrukturës për të ngritur LL në këtë fushë kërkimore dhe me gjerë, dhe vënien në dispozicion të të dhënave për kërkimin shkencor në fushat Health, Wellbeing, Psychology, Management, Innovation etj.
Vitalise eshte partner i (ENoLL) European Network of Living Labs rrjetit global të ekosistemeve të hapura të inovacionit (Living Labs) që i vendos qytetaret në qendër të zhvillimit dhe inovacionit të produkteve dhe shërbimeve. ENoLL ofron shërbime inovative për kompanitë ndërkombëtare të vogla dhe të mesme, sektorin publik, organizatat dhe qytetarët dhe promovon zhvillimin e akademisë, biznesit dhe industrisë.
Rrugëtimi i UniBa-s drejt ENoLL plotëson vizionin e saj si Universitet Sipërmarrës dhe Aplikativ përmes modelit Quintuple Helix.