
Gjatë muajit maj, Njësia e Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë zhvilloi takime me departamentet që ofrojnë programet që aktualisht janë të përfshira në procesin e akreditimit dhe grupet përkatëse të punës.
Gjatë këtyre takimeve, u diskutua gjerësisht mbi hapat e mëtejshmëm që do ndiqen për përgatitjen e raporteve të vlerësimit të brendshëm, përgatitjen e dokumentacionit dhe evidencave si dhe sfidat që mund të hasin grupet gjatë shkrimit të raporteve.
