European Youth Justice Space është një projekt ambicioz i Universitetit Barleti me funksion njohjen, zbatimin dhe promovimin e parimeve kryesore të ligjit dhe së drejtës në nivel kombëtar dhe rajonal. Synimi kryesor i këtij projekti është për të forcuar dhe përmirësuar drejtësinë për të miturit dhe sistemet e drejtësisë për të rinjtë, duke i njohur së pari ata me ligjin dhe më pas duke i pyetur të rinjtë dhe zbatuar projekte me ta në kuadër të përafrimit të ligjit me interesat e tyre.
Kush mund të jetë pjesë:
- Çdo nxënës/maturant i/e interesuar;
- Çdo student i/e interesuar
- Mësues/ trajunes të shkollave dhe universiteteve;
- Të tjerë vullnetarë.
Përfitimet e të interesuarëve:
- Trajnime mbi ligjin dhe të drejtën;
- Ndihmë të personalizuar ligjore;
- Këshillim dhe ndërmjetësim;
- Mbështetje për dokumenta juridikë;
- Promovim, rrjetëzim;
- Internshipe në studio avokatie dhe studio të tjera ligjore;
- Akses në institucione ligjore.
Për t'u bërë pjesë kontaktoni në:
[email protected]
0699928009