Në datën 9 Qershor Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit organizoi një leksion te hapur me Zj. Esmeralda Xhelilaj, Drejtore Programesh pranë Qendrës STREHA. Studentët e Psikologjisë dhe Punës Sociale patën mundësinë të njiheshin me shërbimet direkte që kjo qendër ofron për adresimin e nevojave të komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, si edhe çështjet etike të punës me këtë komunitet. Vëmendje e veçantë ju kushtua adresimit të pyetjeve nga studentët për të njohur më shumë komunitetin por edhe për të kuptuar sfidat e profesionistëve që punojnë me ta.