Më datë 2 Qershor 2022, Universiteti Barleti në kuadrin e Forumit GAL, mirëpriti Ministrin e Drejtësisë z. Ulsi Manja.
Ministri zhvilloi një bisedë me studentë e pedagogë lidhur me reformën në drejtësi, reformën e sistemit gjyqësor dhe hartën e re të gjyqësorit, si dhe çështje që lidhen me integrimin e Shqipërisë në BE.
Biseda u zhvillua e ngrohtë dhe miqësore ku Ministri Manja iu përgjigj një interesimi të shtuar të studentëve dhe pedagogëve.
Zoti Manja foli hapur dhe pa doreza, duke theksuar pikat e dobëta dhe arritjet e reformës, duke sqaruar angazhimin e tij lidhur me hartën gjyqësore dhe kriteret e saj. Zoti Manja u shpreh optimist lidhur me integrimin, duke theksuar rolin e rëndësishëm të ministrisë që ai drejton në këtë proces.