Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit në Universitetin Barleti mori pjesë në
"Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Mjedisit", 2-4 Qershor në Expocity Albania.
Studentët e turizmit morën pjesë në konkursin mbi sfidat e turizmit në Shqipëri duke paraqitur
para jurisë projektin e tyre mbi promovimin e destinacioneve turistike të panjohura.
Studentët e Klubit të Artit dhe Kulturës performuan me valle nga treva të ndryshme të
Shqipërisë.