Në kuadër të ciklit të leksioneve të hapura ‘Profesionistët në Auditor’, ditën e enjte, datë 02.06.2022, Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit, organizoi një leksion të hapur me Z. Mirgit Vataj, Kryetar i Urdhërit të Punonjësve Socialë. Z. Vataj ndau me studentët informacion mbi organizimin dhe funksionimin e Urdhërit të Punonjësve Socialë, format e anëtarësimit, dhe kriteret e licensimit në profesion. Gjithashtu ai diskutoi mundësitë e punësimit të të diplomuarve në sektorë të ndryshëm si arsimi, shëndetësia, sistemi gjyqësor, duke u ndalur tek sfidat dhe vështirësitë aktuale me të cilat po përballet profesioni i punonjësit social.