
Senatorët e “Qeverisë Studentore” si çdo muaj u mblodhën për të diskutuar mbi problematikat, sugjerime që mund të kishin studentët e programeve të ndryshme të studimit si dhe propozimin e realizimit të një udhëtimi përmbyllës me gjithë studentët e Barletit.
Sipas votimit të vetë studentëve, u vendos që udhëtimi të realizohet në Sarandë.
Gjatë takimit senatorët bënë një përmbledhje të gjithë aktiviteteve të zhvilluar gjatë vitit, duke propozuar ide të reja për përmirësimin e jetës studentore në vitin akademik të ardhshëm.
