Në vazhdimësi të takimeve periodike “Alumni Talking Business”, Klubi i Sipërmarrësit Barletas, Klubi i Karrierës dhe zyra “Alumni dhe Karriera”, zhvilluan një takim më datë 24.05.2022 , nga ora 09.00 – 10.00 tek Etno Bar&Restaurant, me të ftuar Alumni Ambasador MSc. Sara Xhaxhollari.
Znjsh. Sara është diplomuar në Universitetin Barleti me Barchelor degree në Teknologji informacioni me minor në Menaxhim Biznesi dhe ka vazhduar studimet Master në Menaxhim i Teknologjisë së Informacionit.
Aktualisht Sara është e punësuar si Organisation Manager tek Sitel sh.p.k, një kompani që mundëson punësimin në projekte me System Integrator me famë ndërkombëtare.
Në Universitetin Barleti Sara ka qenë pjesë e senatit studentor gjatë të 4 viteve të studimeve Barchelor dhe Master duke u munduar të përmirësojë gjithnjë jetën studentore në kampus së bashku me koleget e saj.
Sara shprehet se Barleti i mundësoi të merrte njohuri praktike të nevojshme për botën e punës. Stafi akademik e ka mbështetur dhe ndihmuar në hapat e para drejt karrierës së saj profesionale dhe njohuritë e saj i ndau miqësisht me Barletasit e rinj.
Takimi informal pati shumë pyetje dhe mori shumë përgjigje rreth eksperiencës së Sarës, duke u bërë motivues për studentët.
Ju mirëpresim në takimin e rradhës!