Në Universitetin Barleti u zhvillua një takim përmbyllës me pjesëmarrësit e brezit të tretë të Shkollës së Drejtorëve, të cilët u trajnuan nga stafi i pedagogëve të Universitetit Barleti.
U zhvillua një seancë reflektimi për praktikat e mira që ata tashmë kanë krijuar në shkollat e tyre, si dhe u demonstruan ushtrime dhe ide që u gjykuan të domosdoshme për punën e një drejtuesi të shkollës.
Nga ana tjetër ky takim shërbeu dhe si një bashkëbisedim aktiv për të mbatjur dbe ruajtur vijimësinë e bashkëpunimit me ta në të ardhmen nëpërmjet programeve të studimit Master në Mësuesi, por dhe programet e kualifikimit të vazhduar që Universiteti Barleti ofron në fushën e edukimit.