
Ditën e premte datë 29.04.2022 Klubi i Vullnetarëve mblodhi ndihma për familjen në gjendje
të vështirë ekonomike.
Rasti: Kryefamiljare me 2 vajza 12 dhe 17 vjeç, e cila ka kryer 4 operacione dhe vuan nga
kanceri. Detyrohet të shesi në rrugë për të përballuar shpenzimet jetike.
Faleminderit studentët dhe stafi i Universitetit “Barleti” për kontributin e tyre.
Misioni vazhdon!
