
Dita botërore e librit, e caktuar nga UNESCO, ka për qëllim të promovojë leximin dhe të drejtat e autorit. Kjo iniciativë nisi në vitin 1995 si një festë mbarëbotërore për të sjellë në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të autorëve, përkthyesve dhe kënaqësinë e të lexuarit.
Në kuadër të kësaj dite, profesor Erion Kristo dhuroi nga biblioteka e tij personale tituj të ndryshëm studentëve të universitetit Barleti. Po ashtu, kësaj nisme i’u bashkua biblioteka e universitetit si dhe studentët e klubit Books&Tech.
Librat na ndihmojnë të ndajmë ide, të marrim informacion dhe të frymëzojmë admirim për kultura të ndryshme, duke mundësuar forma të gjera dialogu midis njerëzve në hapësirë dhe kohë. Me anë të leximit mendja mund të shëtisë në hapsira dhe në histori që vetëm imagjinata mund t’i perceptojë.
Le të ndajmë librin me njëri-tjetrin, le të pasurojmë imagjinatën, mendjen dhe gjuhën tonë duke rritur sa më shumë fondin e titujve që lexojmë brenda një viti kohor. Iniciativa “dhurimi i librit nuk varfëron, leximi pasuron” do të vazhdojë në universitetin Barleti jo vetëm në nivel institucional, por edhe në nivel studentor.
