
Qeveria Studentore zhvilloi takimin e përmuajshëm me praninë e Dekanes së Studentëve Dr. Elda Mamoçi dhe kryetarit Jurgen Spaho.
Temat e diskutimit:
-Ecuria e proçesit mësimor;
-Jeta studentore;
-Shqetësimet dhe propozimet e studentëve për përmirësimin e jetës akademike dhe studentore
-Organizimi i aktiviteteve të ideuar nga Qeveria Studentore.
Gjatë takimit diskutimet vazhduan mbi problematikat që mund të hasen gjatë proçesit mësimor, frekuentimi i orëve të mësimit nga studentët, si dhe gjallërimi i jetës studentore, angazhimi në Klubet Studentore etj.
