
Në vendin tonë janë 600 fëmijë talasemikë, të cilët çdo dy javë duan një flakon gjaku për të jetuar normal. Universiteti “Barleti” në bashkëpunim me Kryqin e Kuq ditën e enjte, datë 21.04.2022 organizon një ditë për dhurimin e gjakut për fëmijët Talasemik..
Personat që kanë kaluar Covid-19, 28 ditë nga negativizimi mund të dhurojnë gjak!
Nisur nga situata e pandemisë në vend dhe masat e institucioneve shëndetësore, protokolli i dhurimit të gjakut është përshtatur duke respektuar distancën 1.5 m mes krevateve të dhuruesve si edhe pajisjen e stafit dhe dhuruesve me maska mbrojtëse.
Dhuron Gjak:
-Çdo person i moshës 18 - 60 vjeç dhe që nuk vuan nga asnjë sëmundje kronike, mund të jetë dhurues vullnetar i gjakut.
-Çdo person që do të dhurojë gjak duhet të ketë ngrënë 1-2 orë përpara dhurimit.
Ne në trupin tonë kemi 5-6 litra gjak.
Dhuruesit do t'i ushtrohen një analize paraprake nga mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut si:
1.Matja e temperatures (e detyrueshme për të respektuar protokollet shëndetësore në kuadër të pandemisë)
2.Hemoglobina (anemia)
3.Tensioni
4.Plotësimi i një pyetsori mbi historinë e shëndetit.
Nëse do dalin mirë këto analiza, atëherë do të dhurohet gjak 300-400 ml. Kjo sasi zëvendësohet brenda 24 orëve si lëng, ndërsa rruazat e kuqe formohen brenda 7 ditëve. Japim apo nuk japim gjak, në trupin tonë shkatërimi dhe rindërtimi i rruazave të kuqe ndodh çdo katër muaj. Pra, dhurimi i gjakut përshpejton rigjenerimin e shëndetit dhe palca bëhet më aktive për të prodhuar rruaza të kuqe të fuqishme.
Përjashtohen nga dhurimi i gjakut:
-Personat që mjekohen me antibiotik,
-Nënat që ushqejnë femijë me gji.
-Ata që kanë bërë një operacion e nuk kanë mbushur 6 muaj nga operacioni.
-Ata që nuk kanë kaluar 3 muaj nga bërja e një tatuazhi.
Përfitimi i dhuruesit:
Një shëndet më të mirë dhe analizat si më poshtë:
-Grup gjaku.
-Hepatitet A, B, C
-Transaminazat e mëlçisë
-Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme HIV, Sifilis,Gonore.
-Kolesterol
-Ferritinë
-Proteina totale.
