
Studentët e Klubit Books&Tech në bashkëpunim me Bibliotekën e Universitetit Barleti organizuan aktivitetin “Imagjinata mbi tastet e makinës së shkrimit. Bashkëbisedim me mikeshën e librit për letërsinë, përkthimin dhe leximin" me të ftuar botuesen Arlinda Dudaj. Organizimi i aktiviteteve të tilla në një kohë ku libri po kalon periudhë të vështirë më uljen e ndjeshme të interesit për lexim është sa kënaqësi, aq edhe sfidë. Ndaj, studentët e klubit të librit kanë marrë përsipër këtë sfidë me qëllim që të shkëpusin për pak moment interesin e bashkëmoshatarëve të tyre nga shpërqëndrimi që krijon interneti dhe përqëndrimin e vëmendjes në bashkëbisedimin konstruktiv. Në këtë takim, studentët shuan kuriozitetin për mënyrën e botimit të një libri, për mbrojtjen e të drejtave të autorit, për përzgjedhjen e përkthyesve kur libri vjen nga gjuhët e huaja, për librin digjital dhe si arrihet mbrojtja e autorësisë në raste të tilla.
Po ashtu, pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe mënyra sesi një shtëpi botuese, e në rastin konkret “Dudaj” bën përzgjedhjen e librave që përkthen, si dhe për sjelljet e guximshme që kjo shtëpi botuese ka bërë në letërsi. Një tjetër moment ku pyetjet e pjesëmarrësve ndaluan ishte te autorët e momentit, cilët janë dhe çfarë po lexon më shumë lexuesi shqiptar aktualisht.
Klubi i librit do vazhdojë me moton që ka, "Në shoqërinë e një libri, nuk je kurrë vetëm", duke u mbledhur me individë që duan ti japin krahë imagjinatës së tyre.
Për tu bërë pjesë e klubeve tona, klikoni mbi linkun https://forms.gle/TQC5TqzVRbkUf9MF7 ose kontaktoni Dekanen e Studentëve në [email protected]
