Debati në Universitetin Barleti ishte debati i shtatë i zhvilluar deri më tani. Ai u zhvillua fizikisht në ambientet e universitetit. SCiDEV organizoi këtë debat instituicional të Edicionit të Tretë të Debatit Universitar në kuadrin e projektit të “Programit Kombëtar të Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”.
Pas hedhjes së shortit për temat dhe qëndrimet në temën e përballjes së parë studentët debatuan rreth temës “Shoqëria njerëzore duhet të përshtatet me ndryshimet klimatike” ku skuadra e udhëhequr nga studentja Melisa Mulaj mbajti qëndrimin Pro dhe skuadra e udhëhequr nga studenti Koi Barbullushi mbajti qëndrimin Kundër.
Përsa i përket debatit të liderëve tema e përzgjedhur po me short ishte “Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor si një mundësi për të tejkaluar njëherë e përgjithmonë konfliktet e së shkuarës duhet të marrë përparësi në raport më integrimin në Bashkimin Europian’. Në këtë debat studenti Koi Barbullushi mbajti qëndrimin Pro dhe studentja Melisa Mulaj atë Kundër.
Të dy skuadrat treguan seriozitet të lartë, përdorim të mirë të gjestikulacionit dhe gjuhës së trupit duke patur një përgatitje të shkëlqyer.
Juria e përbërë nga Eurona Leka (Mentore e studentëve dhe Lektore në Univ.Barleti ), Erion Kristo (Lektor në Univ.Barleti) dhe Shpëtim Cami (Lektor në Univ.Barleti/ ) vlerësoi të dy skuadrat për seriozitetin e përkushtimin dhe shpalli fituese skuadrën e udhëhequr nga studenti Koi Barbullushi që do të përfaqësojë Universitetin Barleti në fazën e ardhshme në përballjet mes 14 institucioneve dhe njëkohësisht përgëzoi gjithë studentët për arritjen.
Me mbështetjen e Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë
#SCiDEV #OSFA #StudentDebate #debatistudentor #StandoutandDebate
#Edicioni3