
Anaid Kaloti i ftuari i studentëve – Organizuar nga Qeveria Studentore dhe Klubi i Medias për studentët e programeve të ndryshme, me qëllimin e vetëm “Rritja e njohurive në marketingun dixhital”.
Cilat janë të rejat e fundit në marketingun dixhital, si të postojmë, kur, pse dhe për kë duhet të postojmë në rrjete sociale dhe jo vetëm, këto ishin disa nga temat që Anaidi shpjegoi me shumë pasion.
Ai solli shpirtin e kërkimit të dijes në çdo moment tek të rinjtë pjesëmarrës, duke motivuar të studiojnë më shume rreth kësaj industrie gjithmonë në rritje.
