
Qeveria Studentore në bashkëpunim me studentët e Universitetit “Barleti” nën shoqërimin e Dekanes së Studentëve, udhëtuan për dy ditë në Malin e Zi.
Ndalesa e parë ishte në qytetin e Ulqinit ku u njohën me atraksione natyrore dhe kulturore si Qyteti i Vjetër i Ulqinit, Ada Bojana dhe Lumi Bojana, Gjiri i Valdanos, Ulqini i Vjetër dhe qyteti i vdekur i Sas.
Ndalesa e radhës ishte në Kotor dhe Budva ku vizituan qytetin e vjetër të Kotorit dhe Budvës, portin e Jahteve, Gjirin e Kotorit (shëtitje me skaf), kërcimtaren e Budvës etj.
