
Klubi i Sipërmarrësit Barletas, zyra “Alumni dhe Karriera” dhe Klubi i Karrierës, organizuan më datë 23.04.2022 tek Etno Bar&Restaurant “Alumni Talking Business” të rradhës më të ftuar znj. Valentina Telhaj ( Kalemi), e cila ka përfunduar studimet për “Psikologji” pranë Universitetit Barleti. Më vonë ka përfunduar Specializimin për “ç’rregullimin e spektrit të autizmit”.
Znj. Telhaj ka përfunduar Studimet post universitare për “EMDR therapy” nga dega e psikotraumatologjis e kualifikuar nga EMDR-Europa.
Vazhdimisht ka ndjekur trajnime e studime të tjera kombëtare e ndërkombetare. Ka marë pjesë edhe në aktivitete ku ka dhënë kontributin e saj si referuese dhe spikere motivuese/ frymzuese.
Prej disa vitesh ka punuar si psikologe në kopshte.
Znj. Telhaj gjithashtu ka përfunduar dhe studime post universitare “Cognitive behavior therapy” nga “ITA” e Izraelit për Psikoterapiste “Cognitive behavior therapy”. Në përfundim ka mbaruar master profesional për “Psikologe Ligjore”.
Aktualisht znj.Valentina punon edhe si “Specialiste Për Mbrojten e Fëmijëve” në Njësinë Bashkiake Nr. 7 në Tiranë.
Takimi i zhilluar pati shumë interes kryesisht nga studentët e programit “Psikologji” dhe “Punë Sociale”. U shkëmbyen shumë pyetje- përgjigje me Psikologen e ftuar si edhe u hodh propozimi për të zhvilluar në vazhdim seanca simuluese psikologjike.
Duke ju mirëpritur në takimet e rradhës!
