
Turi i Bootcamp-eve Holly Factory celi siparin të shtunën e 5 Marsit me maturantët e shkollës “Qemal Stafa”. Programi synon aftësimin, motivimin dhe mbështetjen e të rinjve në fushën e sipërmarrjes dhe është i dizenjuar në një formë ku nxënësit jo vetëm mësojnë, por edhe zhvillojnë aftësitë e tyre sociale dhe zgjerojnë rrjetin e të njohurve.
Grupet më të mira kanë mundësi të fitojnë bursa të plota dhe të pjesshme pranë Universitetit Barleti, si dhe mundësi për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare. Dita nisi me një bisedë motivuese nga Prof. Rezart Prifti, mbi idetë, kreativitetin dhe rëndësinë e të punuarit fort në çdo sipërmarrje.
Më pas vijuam me ndarjen në grupe ku maturantët punuan mbi idetë e tyre për t’i prezantuar më pas dhe përpara mentorëve.
Tre ekipet fituese jane:
Soul Up - një platformë e cila ofron terapi online në grup për adoleshentët
OlFem - një platformë që dizenjon veshje në përmasat XL dhe XS
TeHana - kinema e hapur e konceptuar ne formën e një komuniteti që promovon talentet e reja
