
Klubi Ligj dhe Qeverisje në bashkëpunim me Junior Achievement of Albania në kuadër të programit “Debating Economics” zhvilluan trajnimin e radhës me studentët e klubit, kryesisht ata që kanë dëshirë debatin konstruktiv.
Ky bllok trajnimi ka si fokus fushën e “Kërkimit shkencor dhe shkrimit akademik” parë në aspektin e përgjithshëm dhe më specifikisht si një nga mjetet më të forta për të qenë një debatues i sukseshëm.
Klubi i Debatit do përfaqësojë Universitetin Barleti në konkurset rajonale dhe kombëtare të debatit.
