
Në datat 24 dhe 25 Shkurt 2022, Njësia e Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë zhvilloi një trajnim intensiv dy ditor në kuadër të procesit të akreditimit të programeve të studimit.
Në ditët e parë, trajnimi u zhvillua nga Dr. Migena Kapllanaj me pjesëmarrjen e anëtarëve e Grupeve të Vlerësimit të Brendshëm për programet që janë në proces. Trajnimi u fokusua tek vizitat e ekspertëve në institucion, njohja me sfidat e hasura gjatë shkrimit të raporteve, rekomandimet e dhëna nga akreditime të mëparshme, përgatitja e stafit dhe studentëve, etj.
Ndërsa në ditën e dytë, trajnimi u zhvilluar nga Përgjegjësi i Njësisë së Zhvillimit Kurrikular dhe Cilësisë, Z. Dhimitri Bako dhe Dr. Migena Kapllanaj me pjesëmarrjen e përgjegjësave të departamenteve dhe Grupeve të Vlerësimit të Brendshëm për programet për të cilat ka nisur procesi i akreditimit. I gjithë trajnimi u fokusua në prezantimin e procedurës së ndjekur, në procesin e shkrimit të Raportit të Vlerësimit të Brendshëm, përgatitjes së Dosjes së Vlerësimit dhe evidencave, prezantimin e standardeve dhe kritereve, etj.
