
Të nderuar Alumni/ae!
Në vijim të eventeve mujore Zyra “Alumni dhe Karriera” organizoi takimet e rradhës datë 23.02.2022 dhe datë 24.02.2022, ora 17.30 e në vijim, tek Etno Bar&Restaurant, Universiteti Barleti.
Takimet u zhvilluan për të shkëmbyer ide dhe propozime në kuadër të bashkëpunimeve që UniBa dhe rrjeti Alumni mbajnë. Këto takime na shërbejnë për të kuptuar se cfarë rrjeti Alumni dëshiron, për t’u ardhur në ndihmë kërkesave dhe pritshmërive tuaja, si edhe për të vënë në zbatim së bashku planin e veprimit për muajt pasardhës.
Së shpejti do të zgjidhen edhe “Alumni UniBa Ambassadors”. Këto takime do të ndihmojnë në përzgjedhje.
Ju mirëpresim në takimet e rradhës!
