Studentët e Departamentit të Drejtësisë në Universitetin “Barleti” nën kujdesin e lektorëve Dr. Ismail Tafani dhe Dr. Jonida Begaj organizuan treyezën e rrumbullakët me titull: “Gjykata ndërkombëtare penale, nga Nurembergu tek statuti i Romës"
Në këtë takim studentët dhe pedagogët diskutuan rreth rolit të Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut, duke shprehur vlerën që kjo gjykatë ka pasur për të paraprirë Gjykatën Ndërkombëtare Penale e cila është miratuar me Statutin e Romës. Në këtë aspekt, pati edhe kritika ashtu siç ka pasur debate të vazhdueshme në doktrinën juridike përsa i përket Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut. Gjatë diskutimit u evidentua vlera e të drejtës ndërkombëtare të detyrueshme (jus cogens) versus të drejtës së ndalimit të dënimit pa ligj (Nullum crimen, nulla poena sine praevia lege poenali).
U evidentua gjithashtu, që parimi i jus cogens ka shoqëruar të gjitha aktet juridike të rëndësishme, ndërkombëtare dhe kombëtare si një parim që lidhet me vlerat e kombeve të qytetëruara dhe shërben si një përjashtim, në të gjitha këto akte për të drejtën e ndalimit të dënimit pa ligj.
Studentët shprehën kënaqësinë për këtë aktivitet dhe nevojën për të vazhduar tryezat e diskutimit me tematika të tjera të fushës së të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.