Qeveria Studentore me kryetar Jurgen Spaho organizoi aktivitete në kuadër të 4 shkurtit- Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit. Një ditë e shoqëruar me mesazhe sensibilizuese, prezantime, video me iniciativë dhe organizim nga studentët e Universitetit Barleti.
I gjithë stafi akademik dhe administrative u solidarizuan me iniciativwn e studentëve. Të pranishëm në aktivitetin përmbyllës ishin stafi akademik i UniBa, antarë të Senatit Akademik e Këshillave Studentor të Universitetit të Tiranës dhe gjimazistë nga shkollat e mesme të Tiranës.