
Ditën e enjte në datë 3 Shkurt ishin të ftuar Dr. Alma Tandilli Drejtore e Agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe Erald Qordja Specialist i çështjeve të trafikimit, në një bisedë me studentët e degës Punë Sociale dhe Psikologji dhe pedagogë të departamentit të shkencave të sjelljes dhe shëndetit. Znj Tandilli i njohu studentët me rolin dhe detyrat e Agjencisë shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe rolin e saj në çështjet e trafikimit dhe veçanërisht rolin e punonjësve social dhe psikologëve dhe shërbimet ku ata janë të përfshirë. Z. Qordja i njohu pjesëmarrësit me ndryshimet që i kanë ndodhur terminologjisë së trafikimit dhe ndryshimet në legjislacion. Vëmendje e veçantë ju kushtua të dhënave lidhur me personat e trafikuar në nivel Evropian dhe mos përputhshmërisë me statistikat zyrtare.
