
Alumni Movie Night, është aktiviteti i rradhës që zyra Alumni&Karriera organizoi, në kuadër të eventeve të përmuajshme që mbajnë dhe forcojnë lidhjet mes Universitetit Barleti dhe Alumni/ae.
Ditën e enjte, datë 20.01.2021, ora 19.00, pranë Forum Theatre, Alumni/ae u mblodhën për të ndjekur së bashku një film, e më pas diskutuar rreth mesazheve të tij. Filmi i ndjekur ishte “Idiocracy”, një film i cili na bën të reflektojmë rreth aktualitetit në të cilin po jetojmë, për të kuptuar se cfarë duhet të bëjmë më mirë, që e ardhmja e vendit të mos jetë si ajo tek filmi “Idiocracy”.
U kalua një kohë produktive sociale në ambjentet gjithëpërfshirëse të Universitetit Barleti,
Ju mirëpresim në eventet e rradhës!
