Zyra “Alumni dhe Karriera”, në bashkëpunim me Departamentin e “Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit” dhe Klubin e Karrierës, organizuan leksionin e hapur me temë: “Business Etiquette” me Alumna Gladi.
Workshopi u zhvillua më datë 21 dhjetor, tek Forum Theatre, gjatë orarit 11.30 – 12.30.
"Business Etiquette" është aftësia mbase më e rëndësishme që mund të kultivojë një sipërmarrës. Është mënyra se si sillemi përballë një bashkëpunëtori, klienti, stafi. Është arti i të sjellurit dhe komunikuarit për të dalë gjithmonë fitues.
Gladi, është themeluese e Akademise së Mikpritjes dhe Turizmit (HAT). Ajo trajnon dhe këshillon hotelierë të suksesshëm në kurset profesionale dhe konsulencat që ofron bashkë me skuadrën e saj, në Shqipëri dhe Kosovë.
Mentor.al është sipërmarrja tjetër e Gladit. Ajo këshillon të rinjtë dhe të tjerë të rriten profesionalisht duke punuar në kompani të suksesshme.
Workshopi u shoqërua me shumë pyetje dhe interes nga ana e studentëve.
Ju mirëpresim në takimet e rradhës!