Për UB, motoja “studenti në qëndër “, nuk është vetëm slogan. Workshpi studimor “Zhvillimi i Qëndrueshëm nëpërmjet Edukimit dhe Sportit “, ishte nje demostrim i kësaj filozofie i aplikuar nëpërmjet bashkëpunnimit të pedagogëve dhe studentëve të departamenteve të “Qeverisjes, Politikës dhe Komunikimit”,dhe degës së kultures fizike dhe sporteve".
Nxitje për zhvillimin e veprimtarisë u bë FIFA World Cup 2014, dhe “Strategjia per Zhvillim të Qëndrueshëm” e përgatitur enkas për këtë eveniment. Veprimtaria ishte shprehje e mbështetjes dhe angazhim konkret për mesazhet që përcjell “Strategjia per Zhvillim të Qëndrueshëm” e evenimentit global të futbollit.
Sipas Dr. Reis Mulites, universiteti “Barleti” është ambjenti më domethënës dhe i duhur për një veprimtari të tillë. UB, ka demostruar lidership konkret te natyrshëm dhe të vazhdueshëm në fjalët kyce të strategjisë zhvillim të qëndrueshëm të FIFA World Cup , nëpërmjet SPORTIT dhe EDUKIMIT për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Ndërsa Mjeshtri gjyqtar i futbollit, Sokol Jareci, flet nëpërmjet prezencës së kampionëve në këtë eveniment, pasi në krah të tij ka studentë kampionë në nivel kombëtar dhe lokal. Gjatë Workshopit u prezantuan temat e mëposhtëme. “Shoqeria bashkekohore dhe Zhvillimi i Qëndrueshem” nga Dr. Reis Mulita, pedagogu Sokol Jareci; “Evoluimi i konceptit te Zhvillimit te Qendrueshem ne Sport” prezantimi “Strategjia e Zhvillimit te Qendrueshem e FIFA World Cup 2014. Si ta praktikojme ne Shqiperi ?” nga Enkeljda Braho, studente e shkencave politike njehereazi kapitene e “ Barlety Volley “ si edhe prezantimi “Futbolli dhe Zhvillimi i Qendrueshem , nje vleresim krahasimor me realitetin shqiptar” nga Euklid Beqiri , student përfaqësues i “Barleti Soker “ .
Vepirimaria e disenjuar nën filozofinë e bashkëpunimit të aktorëve në nivel horizontal dhe vertikal, miqsor me mejdisin, mundi të ofrojë dije dhe aplikim të tyre për shoqërinë.
Një angazhim dhe program pune si mundësi bashkëpunimi midis aktorëve në nivele të ndryshme u prezantua në përfundim të veprimtarisë i cili u mirëprit dhe mbështet nga drejtues te departamenteve të sporteve në Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, federatës së Futbollit, etj. Ide dhe propozime konkrete u shtruan në këtë eveniment në mbështetje të angazhimit të prezantuar në veprimtari.
Veprimtaria e sotme , demostron më së miri se UB është një risi në realitetin shqiptar, ndaj edhe do të ketë mbështetjen e vazhdueshme për cdo ide bashkepunimi, u shprehen Z. Pogoni, Drejtor i Sporteve në Bashkinë e Tiranës , Z. Zajmi nga Drejtoria e Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.
Prof. Dr. Marenglen Spiro, Rektor i UB, Dr. Zamira Cavo, Drejtuese e Departamentit të “Politikës Qeverisjes dhe Komunikimit” dhe Dekani i Studentëve Erion Kristo , përcollën mesazhe mbështetje dhe inkurajimi për veprimtraine.
Punimet e workshopit u publikuan nga media vizive e pranishme ne veprimtari.
