Gjatë ditës së sotme, dt 6 maj, në orën 10.30, në kuadër të projektit “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Universiteti Barleti, në kampusin 1, priti 49 maturantët e shkollës Bota e Diturisë nga qyteti i Fierit, të shoqëruar nga 2 mësuese të kësaj shkolle.
Si fillim u bë një prezantimi i projektit nga Fatjona Qurku, pedagoge e shkencave politike në Departamentit “Qeverisje, Politika dhe Komunikim” duke iu bashkangjitur këtij prezantimi shpjegimi i pyetësorëve online dhe kritereve të esesë.
Në pjesën e parë të trajnimit, përshkrimi i korrupsionit si fenomen negativ, u mbajt nga znj. Zamira Cavo, shefe e Departamenti “Qeverisje, Politika dhe Komunikim”, prezantim i mbajtur për rreth 50 minuta. Në fillim znj. Zamira analizoi në një hyrje, konceptin “korrupsion” si një koncept jo i ri, por i trashëguar që nga antikiteti, në demokracitë e famshme greke dhe romake. Duke ndjekur me vëmendje shembujt realë të ofruar, maturantët u shprehën se jo rrallë herë janë ndeshur me këtë fenomen.
Në pjesën e dytë znj. Valbona Alikaj, gjithashtu pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë në UB, vijoi prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme, si pjesë e kurrikulës dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 30 minuta. Vecanërisht maturantët i tërhoqi testi i personalitetit duke shprehur interes të vecantë për kombinimet midis personalitetit dhe karrierës.
