Gjatë ditës së sotme, dt 2 maj, në orën 12.30, në kuadër të projektit “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, Universiteti Barleti, priti në kampusin 1, 48 maturantët e shkollës Internacional - Vlorë, të shoqëruar nga drejtori i kësaj shkollë dhe mësuesi i historisë.
Si fillim u bë një prezantimi i projektit nga Fatjona Qurku, pedagoge e shkencave politike në Departamentit “Qeverisje, Politika dhe Komunikim” duke iu bashkangjitur këtij prezantimi shpjegimi i pyetësorëve online dhe kritereve të esesë.
Në pjesën e parë, përshkrimi i korrupsionit si fenomen negativ, u mbajt nga znj. Zamira Cavo, shefe e Departamenti “Qeverisje, Politika dhe Komunikim” dhe z. Erion Kristo, aktivist i shoqërisë civile dhe njëkohësisht pedagog në këtë departament, prezantim i mbajtur për rreth 1 orë. Në fillim znj. Zamira analizoi në një hyrje, konceptin “korrupsion” si një koncept jo i ri, por i trashëguar që nga antikiteti, në demokracitë e famshme greke dhe romake. Dhe më pas në vijim të prezantimit maturantët njohën nga Erioni, realitetin shqiptar dhe mundësitë e minimizimit apo edhe zhdukjes së tij nëpërmjet transparencës dhe jo vetëm.
Duke ndjekur me vëmendje shembujt realë të ofruar, maturantët u shprehën se jo rrallë herë janë ndeshur me këtë fenomen dhe përgëzuan stafin e Universitetit Barleti për të tilla inisiativa për të rinjtë.
Në pjesën e dytë znj. Eurona Leka, gjithashtu pedagoge pranë këtij departamenti, vijoi prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme, si pjesë e kurrikulës dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 45 minuta. Vecanërisht maturantët i tërhoqi testi i personalitetit duke shprehur interes të vecantë për kombinimet midis personalitetit dhe karrierës.
