Në javën e gjashtë të ciklit të trajnimeve me maturantët, sot më dt 5 maj, në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti maturantët e shkollës Ali Demi nga Vlora, të shoqëruar edhe nga 2 mësuese.
Prezantimi filloi në orën 11.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Fatjona Qurku, pedagoge pranë Departamentit “ Qeverisje Politika dhe Komunikim” në UB.
Në pjesën e parë të trajnimit znj. Edlira Lloha, pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, në UB u shpjegoi nxënësve, për rreth 40 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi teorik i këtij fenomeni negativ, i shfaqur që nga antikiteti, si dhe shembujt e ilustruar në Shqipëri por edhe më gjerë, i tërhoqën maturantët në dhënien e mendimeve dhe eksperiencave personale.
Në pjesën e dytë të trajnimit znj. Valbona Alikaj, pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, vijoi prezantimin e konceptit “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe. Prezantimi zgjati rreth 20 minuta.
