Ekipi i Universitetit Barleti ka fituar titullin e parë kampion Kombëtar të Volejbollit për Femra, ditën e dielë datë 20 prill 2014, duke vendosur një emër të ri në historinë e volejbollit Shqiptar. Dy ndeshjet e para janë luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ndërsa finalja e fundit në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, të qytetit të Durrësit.
Të treja ndeshjet finale kundër ekipit të Partizanit kanë përcjelle emocione të papërshkrueshme, duke mbushur pallatet e sportit me tifozë të dyja skuadrave. Ekipet finaliste kanë rivalizuar deri në fund, por Barletaset si gjithmonë kane treguar nivel të larte, duke pasur një dominim nga fillimi i sezonit deri në fund. Fitimi i parë i kampionatit nuk ishte një koincidence sepse ky ishte trofeu i gjashtë për këtë sezon, duke thyer çdo rekord të parashikuar.
Vajzat e Barletit kane dhuruar spektakël në të gjithë elementet e volejbollit, Nezaj e Tuci janë dalluar në sulmet e shpejta, pa harruar elementin e bllokut, gjithashtu janë dalluar për loje të mirë lojtaret anësore Bici, Shkurti, Braho. Organizatorja Vokrri bashkë me lojtaren libero Sejfullai kanë bërë një pune të madhe, duke organizuar lojën dhe mbrojtjen.
Trajneri i Barleti Volejit, Hasan Gurabardhi, titullin e parë kampion të kësaj skuadre ia ka dedikuar presidentit Gafurr Dudaj, 17 vjet sponsor në volejbollin shqiptar, ia dedikoj atij këtë trofe. Gjithashtu përshëndes dhe sponsorin tonë Ilir Çeka, që ka kontribuar shumë për ekipin tone. Gurabardhi është shprehur shumë i entuziazmuar, që finalet janë gjithnjë të vështira dhe nuk ka asgjë të lehtë. Ndeshjet finale kanë qenë të mrekullueshme, jam krenar për ekipin, që arriti të fitoje titullin e parë kampion.
Ndeshjet ishin jashtëzakonisht të bukura dhe na dhuruan shumë emocione.
Një falënderim të madh për tifozërite e të dyja skuadrave, të cilët ishin organizuar shumë mirë.
