Shkolla e dytë që vizitoi kampusin nr. 2 në datën 30 prill, ishte gjimnazi i përgjithshëm “Adem Vrapi” nga Roskoveci. Në orën 11.00 filloi trajnimi me 49 nxënësit maturantë të shoqëruar nga mësuesja e historisë znj. Evisa Lani dhe mësuesi i matematikës z. Flogert Gega.
Znj. Sidita Gjipali pasi njohu nxënësit me projektin Etika dhe Karriera, shpjegoi konceptin e karrierës dhe rëndësinë e momentit të zgjedhjes së tyre. Rrugët e ndjekura për një karriere të suksesshme si dhe mundësitë që të rinjtë kanë.
Më pas z. Robert Gjedia shpjegoi pjesën e rëndësishme të këtij trajnimi, korrupsionin. Marrëdhënien që kanë të rinjtë me të, sesi mund të përballen dhe të reagojnë ndaj fenomenit.
