Në kuadër të projektin “ Etika dhe Karriera - Të rinjtë kundër korrupsionit”, në kampusin I, Universiteti Barleti, priti sot më dt 30 prill gjimnazistët e shkollës Mustafa Matohiti nga Patosi, të shoqëruar nga drejtoresha e kësaj shkolle dhe dy mësuese.
Prezantimi filloi në orën 10.30 me një shpjegim të shkurtër të projektit, qëllimit, zbatimit dhe aktiviteteve të tij nga Anisa Brano.
Në pjesën e parë të trajnimit Edlira Lloha dhe Ledjan Droboniku, pedagogë të drejtësisë në Universitetin Barleti, u shpjeguan maturantëve, për rreth 50 minuta, korrupsionin si fenomen, mënyrat e shfaqjes si dhe rolin aktiv që ata duhet të ndërmarrin kundër tij. Prezantimi teorik i këtij fenomeni negativ, i shfaqur që nga antikiteti, si dhe shembujt e ilustruar në Shqipëri por edhe më gjerë, i tërhoqën maturantët në dhënien e mendimeve dhe eksperiencave personale.
Në pjesën e dytë Anisa Brano, e angazhuar me klubet studentore në UB, vijoi prezantimin me konceptin “karrierë”, si zhvillohet ajo që në bankat e shkollës së mesme dhe cilat janë opsionet për një karrierë të suksesshmë me ndihmën e testit të personalitetit dhe të fabulës së lepurit. Prezantimi zgjati rreth 35 minuta.
